Parashikimi i zymtë i Moskës, ekonomia ruse do të tkurret me 8.8%, shkak sanksionet e perëndimit
Ekonomia ruse parashikohet të tkurret me 8.8% në 2022, për shkak të konfliktit me Ukrainën dhe sanksioneve të perëndimit, bëri të ditur kreu i Dhomës së Konfederatës Ruse, Alexei Kudrin.
Sipas parashikimit, ekonomia ruse mund të përballet me një skenar më të vështirë ekonomik, edhe përtej këtij viti, me inflacionin që pritet të arrijë deri në 20.7% dhe Rusinë që do të duhet të injektojë 6.3 trilionë rubla për të rivënë në jetë ekonominë kombëtare.
Prodhimi industrial në Rusi u rrit me 3% në mars dhe me 5.9% në tremujorin e parë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare, pavarësisht se prej fundit të shkurtit nisi invazionin ushtarak në Ukrainë.
Pavarësisht pritshmërive jo të mira për këtë vit, po sipas të dhënave të Ministrisë për Zhvillim Ekonomik të Moskës, deri në prill, inflacioni arriti në 17.7%. Sektori që pritet të godasë ndjeshëm ekonominë ruse, është ai i naftës, me rënien e prodhimit në 17% deri më tani për shkak të sanksioneve të perëndimit.
Rruga Press