Bota

Gafa e vitit nga presidenti peruan: Kriza si pasojë e luftës mes Kroacisë dhe Rusisë

Presidenti peruan Pedro Castillo, 52 vjeç, u hutua gjatë një daljeje publike në vendin e Amerikës së Jugut, duke thënë se po zhvillohet luftë mes Kroacisë dhe Rusisë në vend së të thoshte mes Ukrainës dhe Rusisë.

Castillo, president i Perusë që nga korriku 2021, të enjten qëndroi në qytetin Ayacucho, 560 kilometra larg kryeqytetit Lima. Aty, në një takim me ministrat, foli për rritjen e çmimeve me të cilat përballen fermerët atje.

“Nuk mund të vazhdojmë e të vonohemi më z. ministër i Bujqësisë. Është e vërtetë që kriza e shkaktuar nga Covid-19 është përhapur kohët e fundit me luftën midis Kroacisë dhe Rusisë, por duhet vepruar sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Castillo, përcjell mediumi kroat “Index.hr”.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Fermerët në Peru po përballen me çmime më të larta të plehrave, ndaj po shqyrtohet përdorim alternativ i “guan”, një produkt organik i sekretuar nga zogjtë e detit në bregdet dhe ishujt atje.

Pushtimi rus i Ukrainës filloi dy muaj më parë, më 24 shkurt.

Castillo, një ish-mësues dhe drejtues sindikatash, nuk është zyrtari i parë i Amerikës së Jugut që gabon “kaq rëndë”. Mediat peruane raportojnë se njësoj gaboi edhe kryeministri peruan, Anibal Torres, 79 vjeç.

Më 5 prill, Torres u pyet për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve bazë, për çka tha: “Këto janë rrethana të jashtëzakonshme me të cilat po përballet jo vetëm vendi ynë, por e gjithë bota si pasojë e luftës midis Rusisë dhe Kroacisë”.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Po ashtu, politikani argjentinas Mario Ishii (62), kryebashkiak i qytetit Jose C. Paz, 35 kilometra larg Buenos Airesit, deshi të hapë një debat në kuvendin komunal më 4 mars me një minutë heshtje për viktimat e pushtimit rus. Dhe e bëri këtë për t’u bërë edhe lajm i botës për shkak të huqjes.

“Para se të filloj të flas, do të doja të kërkoja një minutë heshtje për të kërkuar paqen dhe për të nderuar të gjithë ata që kanë rënë në Kroaci si pasojë e luftës së nisur nga Rusia. Kërkoj një minutë heshtje ”, tha Ishii.

Më pas Ishii u ngrit në këmbë dhe asnjë nga të pranishmit në atë moment nuk ia vuri në dukje gabimin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *