Bota

Krime në Ukrainë, Gjykata Ndërkombëtare nis mbledhjen e provave

Llogaridhënie dhe drejtësi për mizoritë e kryera në Ukrainë. Ky është qëllimi i Kombeve të Bashkuara dhe avokatëve të të drejtave të njeriut, pasi shtohen dëshmitë e shkeljeve të ligjit humanitar.

Pas një takimi jozyrtar të Këshillit të Sigurimit, prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale Karim Khan tha se e drejta ndërkombëtare nuk mund të jetë një “spektator pasiv” i luftës në Ukrainë.

“E vërteta nuk ka nevojë të jetë një fantazmë që nuk mund të kapet. Ajo kapet duke përveshur mëngët, duke punuar, duke  hetuar sipas  metodës së vjetër, duke përdorur teknologji moderne dhe duke i kombinuar të gjejmë të vërtetën. Në fund të fundit, mbrojtja e madhe e drejtësisë ndërkombëtare nuk i takon një dëshmitari të caktuar. Nuk varet nga një autoritet i veçantë kombëtar. Nuk varet nga unë. Ka gjyqtarë mbi ne, gjyqtarë të pavarur që do të vlerësojnë dhe peshojnë provat dhe në fund do të marrin vendime”, u shpreh Khan.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Sipas OKB-së, më shumë se 2700 civilë kanë humbur jetën për shkak të luftës në Ukrainë.

Zyra e saj humanitare po koordinon me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq evakuimet nga fabrika e rrethuar e çelikut në qytetin e Mariupolit, largimet e civilëve pritet të përfundojnë të premten.

Ky ishte një nga qëllimet kryesore të kreut  të OKB-së António Guterres gjatë vizitës së tij në Rusi. Sot ai viziton Kievin, ku takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *