Bota

Për të ndaluar ushtrinë ruse, fshati ukrainas përmbyti veten duke hapur një digë nga lumi

Banorët e fshatit Demydiv në veri të Kievit vendosën një taktikë të pazakontë për të parandaluar një sulm me tanke rus në kryeqytet.

Sipas një raporti në “The New York Times”, banorët hapën një digë të lumit duke bërë që fshati të përmbytet, shkruan Sky News.

Përmbytja krijoi një moçal që e bëri të pamundur kalimin e tankeve ruse dhe bleu kohë të çmuar për ushtrinë ukrainase për të ndërtuar mbrojtjen e saj në Kiev.

Lexo më shumë  Ish-shefi i MI6, Moore: Ukraina tejkaloi pritshmëritë tona, mbivlerësuam rusët

Tashmë banorët po përballen me ujërat e përmbytjeve në shtëpitë e tyre, por nuk duket se janë penduar.

Pensionistja Antonia Kostuchenko tha për gazetën: “Të gjithë e kuptojnë dhe askush nuk pendohet për asnjë moment.

“Ne shpëtuam Kievin”, ka thënë ajo.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kush është italiani që dyshohet se ka marrë pjesë në "Sarajevo Safari"?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *