Bota

Trauma e pushtimit rus, e mitura ukrainase rrëfen si u përdhunua

Ushqimi ishte arsyeja që Dasha dhe fëmijë të tjerë dolën nga bodrumi dhe nëpër fshatin e tyre të pushtuar. Ata po fshiheshin nga rusët, të cilët shtinin në ajër, vetura dhe mbi njerëzit, shkroi CNN të enjten.

Por, kur fëmijët u shfaqën sërish jashtë bodrumit, ata u pritën nga dy njerëz të padëshiruar – ushtarët rusë. Burrat i lanë fëmijët të futeshin në kuzhinë dhe të hanin, tha Dasha.

Një nga ushtarët, i cili Dasha tha se ishte i dehur, filloi të pyeste sa dhoma ishin në shtëpi dhe për moshën e fëmijëve.

Çfarë pasoi më pas është një incident të cilin prokurorët ukrainas thonë se është një krim lufte.

Ndërsa dhuna e vazhdueshme përreth Kievit ka mishëruar egërsinë e pakuptimtë të sulmit të Rusisë kundër civilëve, historitë e errëta dhe të patreguara të brutalitetit të tyre në fshatra të vegjël e të largët, si ai i Dashas, në rajonin jugor Kherson të Ukrainës, po shfaqen ngadalë.

Këto histori po ndihmojnë për të paraqitur një model të një ushtrie ruse, të njollosur nga sjellja kriminale dhe, në këtë rast, nga sulmi ndaj një të miture teksa ishte e pambrojtur.

Dasha ka thënë se kur fëmijët, një 12 dhe 14-vjeçare, panë ushtarët në kuzhinë, ato ishin tmerruar.

“Fillimisht ai (ushtari i dehur) thirri nënën time në një tjetër dhomë. Ai e la të largohej shpejt. Më pas më thirri mua”, tha ajo.

Por, më pas ushtari, i cili Dasha kuptoi më vonë se ishte nga Donetsku dhe thirrej “Blue” nga ushtarët e tjerë, u bë i dhunshëm.

Lexo më shumë  Çfarë dimë për HMPV, këtë virus respirator që po përhapet në Kinë dhe në rrjetet sociale?

“Ai filloi të bërtiste, fillimisht duke më thënë të zhvishesha. I thash se nuk do ta bëja këtë dhe ai filloi të më bërtiste. Dhe ai tha se nëse nuk zhvishesha ai do të më vriste”, i tha ajo CNN-it.

Në atë pikë, ushtari tjetër u fut në dhomë dhe e paralajmëroi Bluen se do të kishte problem me pjesën tjetër të anëtarëve të njësisë nëse e vazhdonte planin që kishte nisur.

Blue u duk i pashqetësuar nga paralajmërimi, tha Dasha, dhe kolegu i tij iku, duke i thënë atij që të kthehej në njësi për 30 minuta.

“Kur rezistova, ai më kapi për qafe dhe tha se do të më vriste. Më pas ai dha një kërcënim të paimagjinueshëm, duke thënë, ‘Ose do të flesh me mua tani, ose do të sjell 20 persona të tjerë’”.

Ngjarja e Dashas u ndërpre nga të qarat e saj. Nëna e saj e ulur afër ndërsa fliste, dukej qartë e pikëlluar dhe e shqetësuar.

“Kujtoj vetëm se kishte sy të kaltër, dhe ishte errësirë aty, dhe nuk mbaj mend asgjë”, tha ajo.

Dasha shtoi se pasi u përdhunua, kryerësi tentoi ta sulmonte edhe disa herë të tjera deri kur dy snajperistë rusë ndërhynë për ta ndihmuar, duke e dërguar atë dhe familjen e saj në një shtëpi tjetër.

Aty, ata i thanë asaj se e kishin vrarë Bluen, tregoi Dasha. Më vonë kuptoi se ishte gënjeshtër, kur ajo u kërkua nga një komandant rus tjetër për të diskutuar për sulmin ndaj saj.

Lexo më shumë  SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

Por nuk ishte bisedë, tha ajo. Ishte një hetim i tmerrshëm.

“Ai (komandanti) përdori disa lloj taktikash psikologjike”, tha ajo.

“Ai filloi të thoshte të njëjtat gjëra që përdhunuesi mi kishte thënë mua, duke më bërtitur dhe duke thënë se do ta bënte të njëjtën gjë që e kishte bërë përdhunuesi. Isha shumë e frikësuar dhe fillova të qaja”.

Dasha tha se pasi komandanti e pa të shqetësuar, i besoi. Mbetet e paqartë se çfarë ndodhi me Bluen.

Dasha kishte dëgjuar ushtarët e tjerë rusë të thoshin se përdhunuesi i saj kishte një të kaluar kriminale. Ajo beson se ai po kërkonte një shënjestër.

Një javë pas sulmit, rusët u larguan nga fshati i saj.

Një raport nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE), lëshuar më 13 prill, gjeti shkelje të të drejtave ndërkombëtare humanitare nga forcat ruse në Ukrainë, duke theksuar se “raportet japin indikacione për raste të dhunës me bazë gjinore nga konflikti, përfshirë përdhunimin, dhunën seksuale dhe ngacmimin seksual”.

Teksa disa pjesë të Ukrainës kërkojnë rindërtim, trauma e pushtimit rus vazhdon të terrorizojë komunitetet në jug. Brutaliteti i tij është i dukshëm në rrugë, ndërtesa dhe shtëpi. Por, për të mbijetuarit si Dasha, trauma e këtij pushtimi do të jetojë gjatë.

CNN në këtë rast i referohet vajzës së mitur me pseudonimin “Dasha”, pa e zbuluar identitetin e saj për shkak se cilësohet viktimë e dhunës seksuale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *