Bota

Shefi i OKB-së flet për takimin e tij me Putinin

Në takimin e tij ballë për ballë me presidentin rus Vladimir Putin, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres tha se mesazhi i tij ishte i pandryshuar që nga fillimi i konfliktit: Pushtimi rus është një shkelje e Kartës së OKB-së dhe duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Gueterres i cili pritet të takohet sot me presidentit ukrainas Vlolodymyr Zelensky e përshkroi takimin e tij me presidentin rus si ‘shumë të dobishëm’.

Sekretari i Përgjithshëm i tha gazetarit të CNN se ai shprehu shqetësimet e tij për shkeljet e ligjit ndërkombëtar, ligjin e të dretjave të njeriut dhe ‘mundësinë e krimeve të luftës’.

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

Guterres mbrojti rolin e OKB-së për t’i dhënë fund konfliktit dymujor.

“Lufta nuk do të përfundojë me takime,” tha ai.

 “Lufta do të përfundojë kur Federata Ruse të vendosë t’i japë fund dhe kur të ketë – pas një armëpushimi – një mundësi për një marrëveshje serioze politike. Ne mund t’i bëjmë shume takime, por kjo nuk është ajo që do t’i japë fund luftës.”

Gjatë takimit me Putinin, Guterres tha se ai diskutoi evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut të rrethuar në qytetin port jugor të Mariupol. 

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

Ai tha se Putin ishte dakord “në parim” për evakuimin e civilëve dhe se po zhvilloheshin diskutime midis zyrtarëve të OKB-së dhe ministrisë së mbrojtjes të Rusisë për të gjetur detajet. 

“Ne jemi gjithashtu në kontakt me qeverinë e Ukrainës për të parë nëse mund të kemi një situatë në të cilën askush nuk mund të fajësojë palën tjetër për gjërat që nuk ndodhin,” tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *