Bota

Britania e Madhe ka dërguar mbi 5000 raketa antitank dhe 4.5 ton eksploziv në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka zbuluar shifrat më të fundit për ndihmën ushtarake të dërguar në Ukrainë në mes të luftës së vazhdueshme të vendit me Rusinë.

Të dhënat tregojnë se Mbretëria e Bashkuar ka dërguar më shumë se 5,000 raketa antitank për forcat ukrainase së bashku me 1,360 municione anti-strukturore.

Lexo më shumë  Franca mbajti stërvitje sekrete për dislokimin e trupave në Ukrainë në rast sulmi nga Bjellorusia

Shifrat e fundit tregojnë gjithashtu 4.5 tonelata eksploziv dhe pesë sisteme të mbrojtjes ajrore janë dërguar në shtetin ukrainas, raporton skynews.

“Mbretëria e Bashkuar vazhdon të ofrojë ndihmë ushtarake, ndërsa Ukraina lufton pushtimin e paligjshëm të Presidentit Putin”, shkruan në deklaratë.

Ndryshe, Gjermania ka paralajmëruar se do të dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë.

Lexo më shumë  Polonia akuzon Rusinë se po planifikon sulme terroriste kundër linjave ajrore
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *