Lajme

Universiteti i Tiranës tkurr kuotat për vitin e ri akademik, do të pranojë 4900 studentë, disa degë rrezikohen

Studentët që duan të studiojnë në Universitetin e Tiranës do të duhet të “luftojnë” më shumë krahasuar me një vit më parë pasi kuotat e pranimit janë më të limituara.

Për herë të parë në pesë vite, kuotat e lira për studentë të rinj ka rënën nën 5000.

4902 studente të rinj janë parashikuar të ulen në auditorët e Universitetit me të madh dhe më të rëndësishëm të vendit atij të Tiranës me gjashte fakultete.

Në kuotat e miratuara nga senati i Universitetit të Tiranës për vitin e ri akademik, nuk janë të përfshira kuotat për studentët nga trojet shqiptare apo shtetasit e huaj. Senati akademik ka shkurtuar me dhjetëra kuota në degë që kërkohen pak nga gjimnazistët.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Ekspertët flasin për ulje të kërkesës për të studiuar në universitetet publike. Shumë të rinj kanë kthyer sytë nga universitetet e akredituara private si dhe ato jashtë vendit.

Në gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës, më i prekur nga “gërshërët” e shkurtimeve në kuota është ai i Gjuhëve të Huaja, i cili do të presë 135 studentë më pak se viti i shkuar.

Gjuha gjermane do të ketë ulje ne kuota pas një “bumi” kërkesash në vitet e fundit. Po ashtu edhe gjuha frënge dhe ajo italiane, spanjolle, ruse dhe greke. Për gjuhët ruse e greke mezi formohet numri dhjetë i studentëve, si kusht për të mbajtur hapur një profil studimi.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Gërshërët e shkurtimeve kanë prekur dhe fakultetin e Histori Filologjisë.

Dega e Historisë ka pësuar ulje drastike me 70 studente më pak se vitin e kaluar, ndiqet nga Gazetaria me vetëm 80 pranime nga 120 qe ishte një vit me pare, Arkeologjia dhe Gjeografia.

Në Fakultetin e Shkencave Sociale, e vetmja dege me kuota më të ulura është Filozofia e cila do të ofrojë 10 vende më pak krahasuar me vitin e kaluar.

Fakulteti i Drejtësisë me programin pesë vjeçar nuk i ka ndryshuar kuotat dhe ofron te njëjtën numër pranimesh, 640 studente. Edhe Fakulteti i Shkencave të natyrës mbetet i paprekur këtë vit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *