Lajme

ASH: Ku mbeti premtimi i BDI-së se pagat në arsim do të jenë 600 euro

Nga partia opozitare shqiptare theksojnë se për satën herë me radhë, Qeveria u soll e u mbështoll dhe përsëri erdhi në fjalët e Aleancës për Shqiptarët. Por, kësaj radhe, fatkeqësisht, nga inatet e Qeverisë pësuan nxënësit.

“Gjatë debatit parlamentar për pagën minimale, grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët propozoi amendamente për rritje lineare të pagave në administratën shtetërore dhe publike, në përputhje me rritjen e pagës minimale. Pushteti aktual refuzoi amendamentet tona atëherë, bëri inate me ne, pastaj me sindikatën e arsimit dhe në fund pranoi marrëveshje për rritje të pagave në arsim për 12%, afërsisht nivelin e njëjtë që parashihej në propozimet e Aleancës për Shqiptarët’, thonë nga ASH.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Ata pyesin se çfarë fitoi qeveria nga kjo zbarritje dhe këto inate.

“Fëmijët humbën dy javë nga procesi arsimor, arsimtarët u torturuan dhe shpesh herë edhe u anatemuan nga Qeveria. I bëjmë thirrje Qeverisë që të mos ngul këmbë në mosdije dhe inate politike, por të dëgjojë dhe pranojë propozimet konstruktive dhe të dobishme për qytetarët në të ardhmen. Ndërkohë edhe një herë pyesim BDI-në dhe Ministrin e Arsimit, Jeton Shaqiri, ku mbeti premtimi i tyre se në 100 ditëshin e parë, pagat në arsim do të rriten në 600 euro?”, thonë nga ASH.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *