Guterres në Rusi: Të hetohet nëse ka krime luftë në Ukrainë
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi se pretendimet për krime lufte në Ukrainë, kërkojnë hetim të pavarur.
Deklaratën, Guterres e dha gjatë konferencës në Moskë me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, shkruan BBC.
Ai u shpreh i shqetësuar në lidhje me raportet ku dyshohet se ushtria ruse ka kryer krime lufte, teksa shtoi se OKB-ja do të japë ndihmën e saj në adresimin e çështjeve të tilla.
Guterres tha se me Lavrov u zhvillua një i diskutim i sinqertë dhe nënvizoi se ka dy qëndrime të ndryshme për atë që po ndodh në Ukrainë.
Rruga Press