Bota

Rusia kërcënon me sulm vendet e NATO-s, por a mundet?

Nëse qeveria britanike e konsideron legjitime që Kievi të përdorë armë të marra nga Perëndimi, atëherë edhe Moska mund ta konsiderojë legjitime të godasë vendet e NATO-s.

Ka qenë kjo deklarata që ka bërë së fundmi ministria e Jashtme ruse, sipas të cilës me armët e marra nga Perëndimi, Ukraina është duke goditur linjat e furnizimit të Moskës, në territor rus.

Lexo më shumë  Kosova nënshkruan marrëveshje me Britaninë dhe Irlandën e Veriut në fushën e mbrojtjes

Dhe, sipas tyre, në mënyrë që të limitojë humbjen dhe shkatërrimin Rusia mund ta konsiderojë të legjitime të shënjestrojë “në thellësi në linjat e furnizimit të Ukrainës” deri në “ato vende që transferojnë armë në Ukrainë” të cilat gjithashtu prodhojnë “vdekje dhe shkatërrim”.

Deklarata u bë në një postim në Facebook nga Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, si përgjigje ndaj deklaratave të bëra nga zëvendësministri britanik i Mbrojtjes, James Heappey.

Lexo më shumë  NATO-ja zhvillon stërvitje ushtarake në Suedi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *