Finlanda dhe Suedia do të kërkojnë direkt në muajin tjetër t’i bashkohen NATO-s
Finlanda dhe Suedia kanë vendosur të shpallin kërkesa të njëkohshme për t’u anëtarësuar në NATO muajin e ardhshëm, raportojnë mediat lokale të martën.
Gazeta finlandeze Iltalehti tha se udhëheqësit e dy vendeve mund të takohen më 16 maj për të shpallur ofertën për t’u bashkuar me aleancën perëndimore të sigurisë, raporton BBC-ja të martën.
Stokholmi dhe Helsinki kanë ndjekur prej kohësh politika të neutralitetit ushtarak për të shmangur konfliktin me fuqitë rajonale.
Por gjatë një vizite në Suedi në fillim të këtij muaji, kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se “gjithçka ka ndryshuar” kur Rusia sulmoi Ukrainën dhe u tha gazetarëve se Helsinki duhet “të jetë i përgatitur për të gjitha llojet e veprimeve nga Rusia”.
Gazeta suedeze Aftonbladetm duke cituar zyrtarë qeveritarë, ka shkruar se SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord të ofrojnë mbështetje sigurie gjatë procesit të aplikimit.
Mbështetja e SHBA-së dhe Britanisë thuhet se do të përfshijë një numër të shtuar trupash në vendet nordike, bashkëpunim të mëtejshëm të inteligjencës, ndihmë në luftimin e kërcënimeve kibernetike dhe një prani të shtuar të anijeve luftarake të NATO-s në detin Baltik.
Finlanda ndan një kufi prej mbi 1000 kilometrash me Rusinë.
Rruga Press