Bota

Britania i hedh poshtë akuzat e Rusisë se NATO po e provokon

Pretendimet e Moskës zyrtare se aleatët perëndimorë mund të provokojnë një konflikt më të gjerë duke furnizuar Ukrainën me armë, janë hedhur poshtë si “të pakuptimta” nga ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar.

Duke iu përgjigjur deklaratave të ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, i cili tha se dërgesat e armëve nënkuptonin se NATO është “në thelb e angazhuar në luftë”, ministri i Mbrojtjes, James Heappey shtoi se organizata nuk po dhuron armë, por shtetet veç e veç, shkruan BBC-ja të martën.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“E gjithë kjo zhurmë nga Moska se kinse sulmi i tyre ndaj Ukrainës është një përgjigje ndaj agresionit të NATO-s, është thjesht absurditet i plotë”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *