Ukraina shemb skulpturën e “Miqësisë” me Rusinë
Ukraina ka vendosur të shembë një skulpturë të epokës sovjetike e cila ndodhet në qendër të
Kievit si simbol i miqësisë midis Rusisë dhe Ukrainës.
Kryetari i bashkisë në Kiev, Vitali Klitschko njoftoi sot se punonjësit e bashkisë do të çmontojnë skulpturën e miqësisë, shkruan CNN.
“Këtë javë ne do të çmontojmë një skulpturë prej bronzi të ngritur në 1982 për të përkujtuar ribashkimin e Ukrainës me Rusinë“, tha Klitschko.
“Tetë metrat e metalit të të ashtuquajturës miqësia e dy popujve do të hiqen nga qendra e Kievit”.
Harku në formë ylberi që shtrihet mbi monumentin, i cili është vendosur në një kënd të përgjithshëm piktoresk do të ruhet.
Klitschko tha se harku i quajtur fillimisht Harku i Miqësisë së Popullit do të mbetet, por do të riemërohet dhe do të ngjyroset me ngjyrat e flamurit ukrainas.
Rruga Press