Nis takimi Osmani – Donfried dhe Escobar në Presidencë
Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani, Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar.
Siç bëhet e ditur, pas takimit, Osmani dhe Donfried do të deklarohen për media.
Ndërsa, takimi i delegacionit të Departamentit të Shtetit me kryeministrin Albin Kurti do të zhvillohet në orën 18:00.
Rruga Press