Putinët e vegjël të Ballkanit, që kanë bërë dy gjenocide, po e quajnë Albin Kurtin “Hitler i vogël i Ballkanit”
Ministri i Jashtëm serb, Nikolla Selakoviç ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, për fyerjet e pretenduara që ky i fundit supozohet se i ka bërë për presidentit serb Vuçiq.
Ministri i shtetit që ka bërë dy gjenocide, në reagimin e tij për mediat ka bërë me dije se Aleksandër Vuqiç po ndjek një politike për sigurimin e paqes kombëtare të vendit dhe jo vetëm apo po merr shumë nisma edhe për zhvillimin e rajonit.
Ndërkohë, nga ana tjetër ai i është drejtuar Kurtit si Hitleri i vogël ballkanik, që kërkon vetëm pushtimin e veriut të Kosovës dhe të Metohisë. Që këtu kuptohet qëllimi serb: Ta quajmë veriun të pushtuar në mënyrë që pastaj ta “çlirojmë” atë duke e pushtuar Kosovën, shoqëruar edhe me krime lufte, siç shteti serb e ka në praktikën e vet.
“Aleksandër Vuqiç ndjek një politikë që vendos sigurimin e paqes dhe stabilitetit jo vetëm si synim kombëtar të Serbisë, por gjithashtu sheh një ruajtje shumë më të gjerë të të gjithë rajonit tonë. Ai po ndërton nisma rajonale si Ballkani i Hapur, duke ndërtuar autostrada, të cilat gjithnjë e më shumë lidhin kryeqytetet e rajonit, Vuqiç ka treguar gatishmërinë për të ndihmuar gjithë Ballkanin Perëndimor me atë që i mungon tregut, qofshin vaksina, respiratorë apo grurë e misër. Nga ana tjetër Hitleri i vogël ballkanik, vetëm ëndërron se si të pushtojë veriun e Kosovës dhe Metohisë me zjarr e shpatë, si te serbët e anuar nga faqja e dheut dhe si të krijohet e ashtuquajtura Shqipëria e Madhe”, ka thënë ministri serb i mendësisë së Mesjetës së kryqëzatave.
Është edhe më e qartë që fashizmi shtetëror serb po tenton të pastrohet nën emrin e Ballkanit të Hapur dhe këtu edhe kryeministri Edi Rama po bën një punë të shkëlqyer, a thua sikur të ishte lobist serb, duke e paraqitur Serbinë si shtet demokratik me aspirata euroatlantike, në kohën kur aspiratat e vetme serbe janë spastrimi etnik dhe krijimi i asaj që ministri i Vuqiçit, Vulini e quajti “Bota Serbe”. Ai që dëshiron Botën Serbe, ngre retorikën e kërcënimit prej “Shqipërisë së Madhe”. Ai që do të pushtojë, ngre retorikën se Kosova ka pushtuar. Ai që është putinist, mishërimi i Hitlerit, ngre retorikën se kryeministri Kurti është Hitleri.
Ministri serb Selakoviç ka theksuar se Kurti nuk merret me asgjë tjetër tjetër përveç ideve, gënjeshtrave dhe provokimeve të Hitlerit që do të ishte mirë që të ndalej me kaq.
Kjo i ngjan sulmeve të Putinit mbi Zelenskin. Ai e quajti presidentin ukrainas nazist dhe pushtimin e Ukrainës e quajti operacion special që do e çlirinte popullin prej regjimit nazist. Pamë vetëm që Putini, në Ukrainë, si një nazist i përkryer kreu gjenocid mbi popullin ukrainas, ashtu si Serbia ka kryer gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.
Putinët e vegjël të Ballkanit, me në kryer Vuçiqin po mundohen të shtrojnë ligjëratën e njëjtë të atij që vërtet i ngjan Hitlerit më së miri, Vladimir Putinit. Ata që duan të pushtojnë Kosovën, kryeministrin e këtij vendi po e krahasojnë me Hitlerin, në mënyrë që atë pushtim të dëshiruar prej tyre ta quajnë çlirim.
Bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë sa më parë kundër kësaj gjuhe putiniste të shtetit serb ndaj kryeministrit të Kosovës, gjuhë që paralajmëron vullnetin e shtetit serb për një përsëritje të krimeve shtetërore serbe, ashtu siç bënë në vitet 90. Kjo sa i përket dëshirave; sepse nëse shteti serb do nisë “operacionin special” putinist në Kosovë, aty do të gjejë atë që ushtarët rusë gjetën në Ukrainë, kurse Vuqiçi do të gjejë atë që do gjejë babai i tij shpirtëror, Putini, në dhomat e Hagës me pranga në duar; një dënim të përjetshëm për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.
©Rruga Press