Çfarë sheh SHBA si sukses tani në Ukrainë?
SHBA-të duan ta shohin Rusinë të dobësuar ushtarakisht deri në atë pikë sa nuk mund të kryejë pushtime të tilla si ajo e parë në Ukrainë.
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, pas takimit të tij të jashtëzakonshëm të kohës së luftës me Volodymyr Zelenskyin në Kiev, u pyet se çfarë shohin SHBA-të tani si sukses në Ukrainë.
Kjo ishte përgjigja e tij…
“Ne duam që Ukraina të mbetet një vend sovran, një vend demokratik i aftë për të mbrojtur territorin e saj sovran.”
“Ne duam ta shohim Rusinë të dobësuar deri në atë masë sa nuk mund të bëjë gjërat që ka bërë në pushtimin e Ukrainës”.
Austin tha gjithashtu se ai besonte se Ukraina mund ta fitonte luftën, nëse do të kishte “pajisjet e duhura” dhe “mbështetjen e duhur”.
Kjo vjen pasi SHBA-ja premtoi 322 milion£ ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Rruga Press