Zelensky falënderon SHBA-në për mbështetjen
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të hënën se vlerëson ndihmën e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, raportoi CNN-i.
Zyra e Zelenskyt ka lëshuar deklaratë pas takimit në Kiev midis udhëheqësve ukrainas, sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken dhe sekretarit amerikan të mbrojtjes, Lloyd Austin.
“Unë do të doja të falënderoja Presidentin (Joe) Biden personalisht dhe në emër të të gjithë popullit ukrainas për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe për pozicionin e tij të qartë personal”, ka thënë Zelensky, sipas deklaratës.
Sipas njoftimit, të pranishmit në këtë takim kanë diskutuar edhe për forcimin e sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë.
“E kuptojmë se cilët duhet të jenë hapat e ardhshëm në këtë rrugë. Dhe ne llogarisim në mbështetjen e partnerëve tanë”, thuhet në deklaratë.
Rruga Press