Lajme

Droga e re në tregun e paligjshëm në Shqipëri, simptomat e rënda të kanabisit sintetik

Në Shqipëri është identifikuar një lloj e re droge për tregun e paligjshëm, kanabisi sintetik, ose ndryshe “Bonsai”, e cila dyshohet se po qarkullon në vend prej disa kohësh.

Ergys Muzhaqi, ekspert sigurie, tha për Euronews Albania se kjo është ndër “drogat më të këqija që mund të ekzistojnë në tregun e përdoruesve”.

Sipas Muzhaqit, kjo lloj droge mund të kthehet në varësi që në konsumimin për herë të parë.

Ai tha se efektet vijnë menjëherë pas konsumimit dhe janë shumë të rënda, “shkatërruese”.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Ky lloj kanabisi është i përzier me substanca sintetike, pavarësisht se në pamje nuk vihet re.

Një mënyrë për të dalluar kanabisin sintetik me atë të zakonshmin është aroma, pasi kanabisi ka aromë të fortë, ndërsa drogat sintetike nuk kanë, sqaroi Muzhaqi.

Muzhaqi theksoi se simptomat janë shumë më të rënda se të kanabisit natyral.

“Simptomat janë shumë të rënda, e kthejnë trupin në një kufomë që nuk i ka dalë shpirti. Humbet perceptimi i shqisave, sjell të vjella, humbet ndjenjat”, shpjegoi ai.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Edhe toksikologu Alert Drishti tha se simptomat e të ashtuquajturit ‘bonaai’ në Turqi, ‘spice’ në Evropë, apo ‘K2’ në Amerikë, janë më të fuqishme se të hashashit.

“Këto substanca janë shumë më të fuqishme se hashashi, më agresive”, u shpreh ai.

Drishti shpjegoi se kur kjo drogë merret në dozë të tepruar, shkakton dëme në sistemin nervor, sistemit respirator dhe kardiovaskular.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *