Opinion/Aktualitet

Pse kanë gjithë këtë siklet opozita?

Shkruan Enver Dugolli

Konferencat për shtyp dhe deklaratat e njëpasnjëshme të zyrtarëve të opozitës duke sajuar e fabrikuar tema, janë të menduara mirë nga ana tyre dhe kanë vetëm një të vërtetë; shmangien e vëmendjes së opinionit nga një super skandal, të zbardhur tash së voni e që lidhet drejtpërdrejt me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, z. Abelard Tahiri gjatë kohës kur ishte shef i kabinetit të z.Thaqi.

Blerja e armëve dhe shurdhuesve për kabinetin Thaçi, është më shumë se skandal, është super skandal. Prandaj, para se të fillon një hetim serioz për këtë çështje (nëse ende nuk ka filluar) z. Abelard Tahiri ishte dashtë që opinionit publik t’i sqaronte rrethanat dhe nevojat që e shtynë atë për t’i pajisur kabinetin me këso lloj armësh me shurdhus.

Lexo më shumë  Ramush Haradinaj pozon me Richard Grenell, një lobues pro-serb me lidhje ruse

Një gjë është e ditur; në aspektin operativ, blerje të tilla bëhen për operacione speciale, tepër të veçanta, të karakterit sekret dhe të shërbimeve sekrete, prandaj le të na tregojnë opozita se për çfar operacionesh sekrete dhe për cilin shërbim sekret kanë punuar Abelardi dhe stafi i kabinetit Thaqi? Pra cilat kanë qenë ato rrethana dhe misione që i kanë shtyrë ata në veprime të tilla, kur dihet se për armatimin e truprojave dhe njësisë së mbrojtjes së afërt, të gjitha planifikimet dhe blerjet i bënë Policia e Kosovës. Blerje të tilla të armëve dhe pajisjeve speciale shurdhes-ngulfatës tytash, janë të paligjshme, të papranueshme dhe të dyshimta.

Lexo më shumë  Nga Henry Ford te Elon Musk, pse industrialistët e mëdhenj tundohen kaq shpesh nga e djathta ekstreme?

Është mirë dhe e nevojshme që kur thërrain konferenca për shtyp, të flasin gjithashtu se a u përdorën ndonjëherë ato armë me shurdhues dhe në cilat operacione sekrete?!

Dhe kur të sqarohet krejt kjo punë, besoj që deri atëherë gjykatat sllovene do japin edhe fjalën e tyre në raport me padinë e ambasadorit Berisha ndaj portalit slloven dhe pretendimeve të opozitës për gjoja skandalin e trumbetuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *