Kuriozitete

Familja hebre merr pronësinë e pikturës në muzeun spanjoll

Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara vendosi në favor të një familjeje hebreje për pronësinë e një pikture të Camille Pissarro, e konfiskuar nga nazistët në vitin 1939 dhe që aktualisht ndodhet në muzeun kryesor të Spanjës.

Trashëgimtarët e Lilly Cassirer, familja e të cilës zotëronte një galeri arti dhe një shtëpi botuese, ishin përfshirë në një betejë ligjore prej dy dekadash me muzeun e Madridit, lidhur me pikturën që portretizon rrugët e Parisit të vitit 1897.

Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara i ishte kërkuar të vendoste se ligjet e cilit juridiksion mbulojnë çështjen dhe unanimisht ajo vendosi se duhet të jetë shteti i Kalifornisë ai që duhet të vendosë dhe jo ligji federal dhe rrjedhimisht e ktheu çështjen në gjykatat e niveleve më të ulëta.

Në bazë të ligjit të shtetit të Kalifornisë, një person ose subjekt nuk mund të konsolidojë pronësinë e një aseti që është vjedhur.

Megjithatë, muzeu i Madridit reagoi përmes një deklarate duke u shprehur besimplotë se në procesin që do të mbahet në Gjykatën e Apelit të Kalifornisë, vendimi do të shkojë në favorin e tij.

Lilly Cassirer trashëgoi pikturën nga familja e saj në 1926-n dhe u detyrua t’ua dorëzonte atë nazistëve 13 vjet më vonë, për të siguruar vizë për t’u larguar nga Gjermania.

Vepra artistike u rishfaq në Shtetet e Bashkuara në ’51-shin, ku qëndroi derisa u ble nga baroni Hans Heinrich Thyssen për 300 mijë dollarë në ’76-n. Koleksioni i tij i dha jetë Muzeut Thyssen-Bornemisza në Madrid.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *