Lajme

FMN: Amnistia fiskale në Shqipëri nuk është në përputhje me praktikat ndërkombëtare

Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk e mbështet nismën e qeverisë për amnisti fiskale. Në një raport të fundit të ekspertëve të këtij institucioni theksohet se amnistia nuk është në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Një projektligj për amnisti tatimore i publikuar në korrik 2020 nuk u mbështet nga BE, pasi nuk përputhej me praktikat e mira ndërkombëtare për skemat e zbulimit vullnetar. Projektligji nuk është miratuar, por ende misionit nuk i është vënë në dispozicion asnjë informacion për statusin aktual të propozimit për amnisti.”

Qeveria hartoi një draft një vit e gjysmë më parë dhe parashikonte të legalizoheshin paratë e fituara në të zezë nga emigrantët. Por gjithçka u la në harresë për tu rikthyer përsëri pas mbështetjes që u dha në Këshillimin Kombëtar.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar ndër të tjera qeverisë të rishikojë proçedurat tatimore dhe t’i përmirësojë ato. Në raport se  ligji tatimor në Shqipëri  ka paqartësi dhe kjo ndikon në mbledhjen e të ardhurave.

“Thellësia dhe qartësia e udhëzimeve mbi ligjin tatimor interpretimi dhe procedurat duhet të përmirësohen. Duhet  progres në uljen e rimbursimit të TVSH-së, detyrimet e prapambetura duhet të vazhdojnë me objektivin e shlyerjes së plotë sa më shpejt të jetë e mundur.”

Vetëm pak ditë më parë  Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikoi në ulje ecurinë ekonomike të Shqipërisë në 2% nga 4,5% që ishte në fillim.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *