Bota

Ukrainasit rikthehen në kryeqytet, hapen dyqanet e restorantet

Gjithnjë e më shumë njerëz po kthehen në Kiev. Pavarësisht paralajmërimeve se qyteti nuk është i sigurt, diçka e ngjashme me jetesën normale po kthehet në rrugët e kryeqytetit.

Kafenetë dhe restorantet po hapin dyert. Restoranti “Tin Tin” gumëzhin nga njerëzit. Mes tyre është Marina, e sapo kthyer në Ukrainë.

Sinkron Marina, banore e Kievit:

“Mendoj se Kievi po rikthehet në normalitet. Ditën kur u kthyem qyteti ishte bosh, por tani duket se shumë të tjerë po kthehen. Megjithatë, ne kemi bërë gati bagazhet, sepse nuk i dihet kurrë”, shprehet një banore e Kievit.

Lexo më shumë  Nga sanksionet te forca ushtarake: Britania gjen bazën ligjore për të ndaluar anijet flotës në hije të Rusisë

Bashkë me shoqen e saj, Anna, ato hapën një biznes që po ecën mirë.

“Një javë më parë ne hapëm biznesin tonë, një dyqan buke dhe po shohim se njerëzit po kthehen. Kemi klientë dhe mysafirë. Mund të punojmë dhe kjo më gëzon”, tregon një tjetër.

Të ardhurit janë kryesisht gra dhe fëmijë, që kthehen tek bashkëshortët dhe gjyshërit që qëndruan në shtëpitë e tyre.

Lexo më shumë  Protestat kundër regjimit të Ajatollahut dhe përgjigjja me dhunë/ Kallas: BE gati për sanksione të reja ndaj Iranit pas shtypjes së protestave

Qytetarët që zgjedhin të kthehen janë aq të shumtë, saqë linja e autobusëve Varshavë-Kiev ka rifilluar të funksionojë.

Por jo shumë larg, ushtarët përpiqen të çaktivizojnë minat dhe bombat e vendosura nga rusët, gjë që tregon se lufta nuk ka mbaruar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *