Në Chernihiv ende po hapen varre të reja
Kreu i bashkisë së qytetit, Oleksandr Lomako tha për BBC-në se në qytetin verior të Chernihivit janë vrarë më shumë se 700 civilë.
Tre javë pasi trupat ruse u tërhoqën nga rrethimi i qytetit, ende janë duke u gërmuar varre të reja në varrezat kryesore.
Dy fusha janë plot me varre dhe një e tretë po gërmohet.
Pak nga to kishin lule, llamba, fruta dhe sende të tjera të vendosura pranë tyre, gjë që do të linte të kuptohet se ato ishin vizituar nga të afërmit e të vrarëve.
Gazetarët e BBC-së takuan një grua që po kërkonte varret e motrës dhe burrit të saj, të cilët u vranë nga bombardimet.
“Ishin njerëz paqësorë, ishin vallëtarë”, tha ajo.
Ajo nuk e dinte nëse trupat e tyre ishin gjetur apo ku ishin varrosur.