Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit
Në të gjithë botën sot shënohet Dita e Librit, e njohur si ‘Dita Botërore e Librit dhe e Drejtës së Autorit’.
23 prilli festohet për të promovuar leximin e librave, promovimin e botimeve dhe të drejtave të autorit. Dita Botërore e Librit organizohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO). Këtë vit shënohet edicioni i 26-të i kësaj date të rëndësishme në kalendarin botëror.
Kjo datë shënohet me 23 prill sepse disa autorë të shquar ose kanë lindur ose kanë vdekur në këtë ditë. Shkrimtarët William Shakespeare, Miguel de Cervantes dhe Josep Pla vdiqën më 23 prill, ndërsa Manuel Mejia Vallejo dhe Maurice Druon lindën me këtë datë.
UNESCO vendosi një ditë t’ia kushtojë leximit dhe librave në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s të mbajtur në Paris 1995, për të zbuluar kënaqësinë e leximit dhe për të përçuar respekt për kontributet e pazëvendësueshme të atyre, të cilët kanë çuar më tej përparimin shoqëror dhe kulturor të njerëzimit.
RRuga Press