Ndryshon çmimi, ja sa do të shiten tani nafta, benzina dhe gazi
Bordi i Transparencës ka ulur disi çmimin e karburanteve gjatë ditës së sotme duke reflektuar jo plotësisht ecurinë në bursa. Mësohet se sipas vendimit të sotëm, një litër naftë do të shitet me 232 lekë, një litër benzinë me 212 lekë dhe një litër gaz me 104 lekë.
Bëhet fjalë për një ulje me vetëm 3 lekë për litër krahasuar me çmimet e deritanishme, ndërkohë që një fuçi naftë sot në bursa shitet me rreth 105 dollar.
Shitja e karburanteve me pakicë:
- 232 Lekë/litri për gazoilin;
- 212 Lekë/litri për benzinën;
- 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Shitja e karburanteve me shumicë:
- 220 Lekë/litri për gazoilin;
- 200 Lekë/litri për benzinën;
- 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Rruga Press