Eksperti amerikan: Serbia synoi që vrasjen e Dick Martyt ta përdorte kundër krerëve të UÇK-së
Profesori i Universitetit të New Yorkut, Alon Ben Meir, ka thënë se Serbia me vrasjen eventuale të Dick Martyt, ka synuar të përfitojë në dëm të krerëve të UÇK-së që po mbahen të arrestuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Meiri e ka pranuar se gjykata është gjithnjë në shënjestër të kritikave dhe akuzave për ndërhyrje politike.
Eksperti amerikan për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor ka thënë se sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë subjekt i rritjes së tensioneve në rajon, si pasojë e luftës në Ukrainë.
“Është e qartë se Serbia po përpiqet të përfitojë nga procedurat penale në Hagë kundër të akuzuar për krime lufte kundër serbëve gjatë luftës. Përpjekja e Serbisë për ta vrarë Dick Martyn është njëfarë mënyre cinike, në atë që teksa kosovarët po ekspozohen si të akuzuar për krime lufte, Serbia po dëshiron të ngrejë ende çështje kundër Kosovës duke e vrarë Martyn dhe duke e fajësuar Prishtinën për krimin”, ka thënë Ben Meiri.
“Edhe pse disa seanca mbahen të hapura, si rregull këto diskutime bëhen prapa dyerve të mbyllura, dhe raportet duhet të merren me rezervë, pasi ka shumë raporte të tilla që kanë paragjykime të caktuara. Gjykata është e kujdesshme në shqyrtimet e saj, sepse rastet gjithmonë kanë implikime politike, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, tha më tutje ai.
Rruga Press