“Të shpëtosh një jetë” refugjatët bëjnë jelekë mbrojtës për Ukrainën
Një kompani çeke e punimeve prej lëkure që prodhon produkte të ndryshme të punuara me dorë – çanta udhëtimi, kuleta dhe rripa – nuk planifikoi kurrë të shtonte në ofertat e saj pajisje mbrojtëse personale që do të shpëtonin jetë në një luftë, shkroi AP të shtunën.
Pushtimi rus i Ukrainës e ka ndryshuar këtë.
Pasi trupat ruse nisën sulmin e tyre në Ukrainë, Tlusty & Co punësoi refugjatë nga Ukraina për të ndihmuar kompaninë t’i bashkohej një operacioni prodhimi që pajis vullnetarët ukrainas me jelekë lufte për t’u përballur me trupat pushtuese.
Kompania me bazë në Pragë ra dakord me një kërkesë nga organizata joqeveritare Post Bellum për t’u bashkuar me një projekt për t’i furnizuar me pajisje mbrojtëse të ngjashme me jelekët antiplumb Forcat e Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës. Mijëra vullnetarë ukrainas janë bashkuar me trupat për t’i rezistuar pushtimit rus.
“Ne jemi të specializuar në prodhim krejt tjetër”, ka thënë pronari i kompanisë, Ivan Petruv.
Për të prodhuar produktin e ri ishte sfidë, tha ai. Kompanisë i duheshin makineri të reja, materiale të reja dhe mbi të gjitha të punësonte punëtorë shtesë në një vend ku shkalla e papunësisë prej 3.4% tregon mungesën e punëtorëve në dispozicion për shumë fusha.
“Çfarë do të merrte kohë me javë nëse jo me muaj nën kushte normale, ne u deshtë ta zgjidhnim në disa orë dhe ditë”, shtoi Petruv.
300,000 refugjatë nga Ukrainë kanë shkuar në Republikën Çeke, shumica gra dhe fëmijë, kështu që ishte e qartë se ku ishte vendi për të kërkuar për punëtorë të rinj.
Natalia Bielonosova është një nga punëtorët e rinj. Ajo erdhi në Pragë nga Irpinim afër Kievit.
“Doja të krijoja pajisje mbrojtëse për Ukrainën. Kjo është një formë për mua që ta ndihmojë vendin tim”, ka thënë ajo.
Bashkëshorti i saj qëndroi në shtëpi dhe djali i saj shërben në ushtrinë ukrainase.
Teksa Irpini dhe qytete të tjera në Ukrainë janë dëmtuar rëndë nga bombardimet e shumta ruse, Bielonosova e sheh të ardhmen në Pragë.
Puna e saj dhe refugjatëve të tjerë ukrainas e ka impresionuar Petruvin.
“Do të donim që ata të qëndronin. Po flasim për punëtorë, njerëz të aftë të cilët e meritojnë punën”, tha ai.
Kompania çeke deri tash ka prodhuar 720 jelekë mbrojtës me 400 që do të dërgohen.
Rruga Press