Inteligjenca britanike: Trupat ruse nuk shënuan përparime të mëdha në 24 orët e fundit
Pavarësisht rritjes së aktivitetit ushtarak, forcat ruse nuk kanë shënuar përparime të mëdha në 24 orët e fundit pasi kundërsulmet ukrainase vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e tyre”, sipas inteligjencës britanike, shkruan BBC.
Inteligjenca britanike tha se forcat ajrore dhe detare të Rusisë nuk kanë vendosur kontrollin në asnjë fushë për shkak të efektivitetit të mbrojtjes ajrore dhe detare të Ukrainës. Dhe pavarësisht deklaratës së Rusisë se ka marrë në kontroll Mariupolin, vazhdojnë ende luftimet e ashpra.
Diçka e tillë po ngadalëson përparimin e forcave ruse në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës. Në fillim të kësaj jave, Rusia njoftoi një fazë të dytë të “operacionit të saj special ushtarak” në Ukrainë, duke thënë se do të fokusohet në marrjen e kontrollit të Donbas.
Ky vendim erdhi pasi trupat rusë u tërhoqën nga verilindja e Ukrainës, pasi nuk arritën të merrnin qytetet kryesore – përfshirë kryeqytetin Kiev.
Rruga Press