Lajme

Tërmeti 6 ballë trondit Bosnjën, shënohet viktima e parë

 Një tërmet me magnitudë 6 goditi rajonin e Bosnjë dhe Hercegovinës, ku është shënuar dhe viktima e parë dhe janë plagosur disa persona.

Viktima është një 28-vjeçare nga Stolaci në shtëpinë e së cilës ra një gur ndërkohë që prindërit e saj kanë marrë plagë të shumta dhe ndodhen për momentin në spital. Fillimisht ajo u transferua në Spitalin e Mostarit por mjekët vetëm konstatuan vdekjen e saj. Sipas qendrës spitalore në Stolac një numër i madh i njerëzve janë lënduar.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, tërmeti ishte në një thellësi prej 5 km dhe ndodhi 42 kilometra në juglindje të qytetit të Mostarit në orën 23:07 me orën lokale.

Tërmeti u ndje në të gjithë vendin dhe në të gjithë rajoni duke përfshirë Shqipërinë,  Kroacinë, Serbinë dhe Malin e Zi fqinjë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *