Katër objektivat e Rusisë në “fazën e dytë” të pushtimit, a rrezikohet Moldavia?
Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar një sërë objektivash për fazën e dytë të pushtimit në Ukrainë, ose “operacionin special ushtarak” siç e quan Kremlini.
1.Kontroll mbi Donbasin
2.Krijimi i korridorit tokësor për në Krime
3.Bllokimi i porteve ukrainase në Detin e Zi
4.Kontrolli i Ukrainës jugore dhe krijimi i një daljeje në Transnistia
Analistët kanë dyshuar prej kohësh se ky do të ishte një grup i qartë objektivash.
Faza e tretë më pas do të përfshinte një tjetër lëvizje në kryeqytetin Kiev.
Zyrtarët perëndimorë mbeten të vendosur se objektivi fillestar i Putinit, për të rrëzuar qeverinë ukrainase, qoftë edhe me forcë, është ende plani përfundimtar.
Sipas korrespondentit të Sky News, Mark Stone është interesante dhe befasuese që Kremlini është i guximshëm tani për të publikuar hapur synimet e tij.
“Iku marrëzia që Rusia pretendonte “nuk kemi ndërmend të pushtojmë Ukrainën” në fillim të shkurtit.”
Pyetja është, a do jetë Moldavia e radhës?
Pika e katërt e planit është më interesante, shkruan Stone.
Transnistia është një territor i shkëputur në Moladavi, që kufizohet me Ukrainën dhe përfshin rreth 12% të tokës moldave.
Moldavia është neutrale nga ana kushtetuese, nuk ka ushtri funksionale dhe nuk ka mbrojtjen e anëtarësimit në BE dhe NATO.
Pra, cenueshmëria është e dukshme.
Por ajo që Putini synon të bëjë dhe ajo që është në gjendje të bëjë janë dy gjëra të ndryshme.
Faza e parë e kësaj lufte ishte një fatkeqësi për Rusinë.
Faza e dytë po kryhet nga një ushtri ruse e rigrupuar dhe e riarmatosur në lindje. Por nxitimi për të armatosur ushtrinë ukrainase është në lëvizje të plotë.
Por luftimet rreth qyteteve portuale janë të ashpra, pasi Rusia kërkon të ndërtojë urën tokësore për në Transnistria.
Nëse Rusia është e suksesshme në jug atëherë shfaqet një kërcënim ekzistencial për Moldavinë.
Rruga Press