Zyrtari amerikan: Rusia po vazhdon të shtojë grupe taktike batalionesh në Ukrainë
Rusia vazhdon të përforcojë forcat e saj brenda Ukrainës ndërsa ripërqendrohet në lindje, duke shtuar tre grupe të tjera taktike batalionesh që nga dje, duke e çuar numrin total të grupeve taktike të batalioneve ruse, ose BTG-të, në Ukrainë në 85. CNN-i shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane. Kjo e çon numrin total të BTG-ve të shtuara gjatë javës së kaluar në 20.
“Shumica e tyre sipas vlerësimit tonë ende po shkojnë në rajonin e Donbasit, por unë e paralajmëroj këtë duke thënë se nuk e dimë, ne nuk e dimë se cila njësi ku ndodhet çdo ditë saktësisht, por ne vlerësojmë se ato po shkojnë”, tha zyrtari.
Rruga Press