Lajme

Ministrja Haxhiu nënshkruan udhëzim administrativ për zyrtarët korrektues

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar udhëzimin administrativ, përmes të cilit ka thënë se janë përditësuar dhe avancuar procedurat graduese të zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK).

Haxhiu ka thënë se ky udhëzim parasheh kontrollimin e të kaluarës së zyrtarëve, precizon periudhën provuese për ta dhe kornizon promovimin e zyrtarëve korrektues të ShKK-së.

Lexo më shumë  Parlamenti i Spanjës hedh poshtë iniciativën për njohjen e Kosovës

“Bazuar në kompetencat ligjore, sot kam nënshkruar udhëzimin administrativ përmes të cilit kemi përditësuar dhe avancuar procedurën graduese, kriteret e nevojshme që duhet të plotësohen lidhur me gradimin dhe përcaktimin e gradave. Po ashtu, ky udhëzim parasheh kontrollimin e të kaluarës së zyrtarëve, precizon periudhën provuese për ta dhe kornizon promovimin e zyrtarëve korrektues të ShKK-së”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lexo më shumë  Rrustemi: Vonim po, shpëtim jo nga konfiskimi i pasurisë të pajustifikueshme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *