“Patronazhistët” në celularë, pasojat e skandalit, rrezik për hakerimin e të dhënave
Që pas shpërndarjes së databases me të dhënat e shqiptarëve kohët e fundit të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale po bien së fundi pre e vjedhjes së të dhënave. Eksperti i teknologjisë dhe informacionit, Gent Progni rekomandon qytetarët që asnjë link i tillë që vjen në telefonin tuaj nuk duhet të klikohet, pasi përbëjnë rrezik për hakërimin e të dhënave.
Nëse në telefonin tuaj kanë mbërritur të tilla mesazhe ku u kërkohet të klikoni mbi linkun përkatës ju nuk duhet ta bëni.
Që pas shpërndarjes së databases me të dhënat e shqiptarëve kohët e fundit të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale po bien së fundi pre e vjedhjes së të dhënave.
Me anë të mesazheve në rrjetin social facebook, apo në adresën e-mailit qytetarëve u vijnë linqe të ndryshme.
Por eksperti i IT Gent Progni thotë se këto linqe nuk duhet të klikohen pasi përbëjnë rrezik për hakërimin e të dhënave.
“Njerëzit duhet të kenë shumë kujdes në mesazhet që marrin, ët mos klikojnë asnjë URL. Klikimi i URL-së i jep automatikisht akses në pajisje personave dhe nga ky akses në SMS që vjen në e-Albania ata mund të marrin kodin 4 shifror dhe mund të logohen në të gjitha llogaritë e tyre personale”, tha Progni.
Rrezik për të rënë pre e këtyre sulmeve kibernetike janë grupmoshat e mëdha.
“Sa më e vogël të jetë kultura e përdorimit të internetit, aq më sukses do ketë edhe hakeri. Mosha më e rrezikuar është mosha e thyer”, tha ai.
Sipas ekspertit institucionet duhet të marrin masa që të dhënat e qytetarëve të jenë sa më të sigurta.
“Duhet një investim më i madh i zyrës së njësisë C në policinëe shtetit. Duhet staf më i madh, rroga më të mëdha. Nuk është investuar sa duhet. Drejtuesit mund të jenë shumë të aftë, por nëse nuk ke burimet njerëzore e ke të pamundur të hakërosh drejt hakerave të tillë”, përfundoi ai.
Rruga Press