Kuriozitete

Evropa synon ta bëjë portën USB-C standard për të gjithë telefonat dhe tabletat

Ligjvënësit evropianë kanë bërë një hap drejt një ligji të ri që do t’ju kërkonte prodhuesve të telefonave, tabletave dhe madje edhe të laptopëve të sigurojnë një portë USB Type-C (USB-C) për karikim.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Anëtarët e Parlamentit Evropian në Komitetin e Tregut të Brendshëm dhe Mbrojtjes së Konsumatorit kanë votuar 43 kundrejt 2 në favor të propozimit të shtatorit të Komisionit Evropian për të rishikuar Direktivën e BE-së për Pajisjet Radio për t’ju kërkuar prodhuesve të smartfonëve dhe pajisjeve të tjera të vogla të përdorin një port të përbashkët karikimi USB-C. KE publikoi propozimin e tij një vit pasi eurodeputetët votuan me shumicë dërrmuese në favor të një karikuesi të përbashkët.

Propozimi për një karikues të përbashkët synon të shkëpusë blerjet e pajisjeve të reja nga pajisjet dhe kabllot e karikuesit, duke shpëtuar mjedisin dhe konsumatorët nga blerjet e panevojshme.

Kjo do ta çonte më tej misionin e BE-së për të reduktuar mbetjet elektronike nëpërmjet ligjeve të saj për ‘të drejtën për riparim’.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *