Lajme

Osmani për procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit: Çdo kandidat duhet të ketë integritet të dëshmuar

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar përfaqësuesit e shoqërisë civile për të diskutuar për procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit.

Osmani në takim ka thënë se çdo rekomandim i identifikuar përgjatë procesit do të shqyrtohet me kujdes të veçantë.

“Është thelbësore që çdo emërim të jetë rezultat i një procesi transparent dhe të drejtë, dhe çdo kandidat të ketë integritet të dëshmuar përgjatë karrierës. Këto janë parime themelore të cilat i kam ndjekur në çdo emërim që kam bërë”, ka thënë Presidentja Osmani.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Osmani do të vazhdojë konsultimet me akterët e tjerë të përfshirë në këtë proces.

Këshilli Prokurorial i Kosovës më 6 prill e votoi Blerim Isufajn për Kryeprokuror të shtetit duke e dërguar atë për dekretim te presidentja Osmani.

Ndaj procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të shtetit pati ankesa si nga shoqëria civile po ashtu edhe nga ndërkombëtarët.

Shefi i BE-së, Tomas Szunyog, ka thënë se Këshilli Prokurorial e ka përfunduar përzgjedhjen duke mos i respektuar parimet e përzgjedhjes së drejtë, transparente dhe të bazuar në merita.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *