Ivica Daçiq deklaron publikisht në Kuvendin e Serbisë
Nga Lirim Gashi
Ivica Daçiq deklaron publikisht në Kuvendin e Serbisë si në vijim :
“Po të mos ishin marrëveshjet e Brukselit, Kosova me siguri do ta kishte rrumbullaksuar shtetësinë e saj shumë kohë më parë, pra do të ishte shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe atje nuk do të kishte më serb dhe Serbi.
“Da nije Briselskih sporazuma, Kosovo bi sigurno odavno zaokružilo svoje državljanstvo, pa bi bilo međunarodno priznata država i tamo ne bi bilo više Srba i Srbije”.
Koment :
Ivica Daciç thotë :
Po të mos ishin shqiptarët injorantë dhe tradhtarë në krye të Kosovës nuk do të kishim bërë kurrë marrëveshje kaq të favorshme për Serbinë në Bruksel dhe si rrjedhojë do ta kishim humbur Kosovën përgjithmonë, ndërsa edhe ata pak serbë që jetojnë atje do të ishin shpërngulur në Serbi.
Unë Lirim Gashi, vazhdimisht kam theksuar se bisedimet teknike që i shërbejnë lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe shkëmbimit të lehtësuar të mallrave kanë kuptim edhe kur zhvillohen më përfaqësuesit e një shteti armik siç është Serbia.
Por, në momentin që ato bisedime kthehen në negociata (pazare) për rregullimin e brendshëm territorial të Kosovës, ndodh automatikisht tradhtia e interesave nacionale dhe shtetërore.
Dhe kush janë tradhtarët në këtë rast?
Natyrisht përfaqësuesit tanë të cilët jo vetëm që i kthyen bisedimet teknike në negociata pa të keqen e askujt, por sikur ky idiotizëm të mos u mjaftonte, u kthyen në Kosovë edhe me një marrëveshje për Asociacionin një etnik të Komunave Serbe, ani pse Lutfi Tradhtar Haziri paraprakisht e bëri regjionalizimin një etnik të Kosovës.
Ndaj kushdo që ka dilema në vërtetësinë e kësaj që them, është i nevojshëm për një terapi intensive psikologjike.
Rruga Press