Lajme

Sot shënohet 101-vjetori i Parlamentit të parë shqiptar

Pas një periudhe zgjedhore që zgjati disa muaj, më 21 Prill 1921 në orën 10:00 u hapën punimet e Këshillit Kombëtar, Parlamentit të parë në Shqipëri me deputetë të zgjedhur nga populli.

Ishin 78 deputetë të zgjedhur në zgjedhjet në mars të vitit 1921.

Në fondet e Arkivit Qendror Shtetëror të Shqipërisë (AQSH) ruhet një numër shumë i madh njësish dokumentare, mes tyre dorëshkrime në origjinal me rëndësi të posaçme për historinë e vendit që lidhen me këtë proces zgjedhor dhe gjithçka rrodhi prej tij me veprimtarinë e Këshillit Kombëtar.

Lexo më shumë  Futbollisti serb arrestohet në Portugali me një ton e gjysmë kokainë dhe armë lufte

Dhimitër Kacimbra ishte kryetari i trashëguar i Këshillit Kombëtar nga Kongresi i Lushnjës i vitit 1920.

Pas hapjes së sesionit prej Dhimitër Kacimbrës, Pandeli Evangjeli merr fjalën i dyti si i zgjedhuri për të kryesuar Këshillit Kombëtar në këtë legjislaturë.

Procesverbali i seancës së parë të Këshillit Kombëtar ruhet në origjinal në AQSH dhe është doemos i botuar në disa variante, i pari po në vitin 1921.

Parlamenti i vitit 1921 i cili u formua pas këtij procesi zgjedhor, të parit në vend, njihet për nivelin e lartë të përfaqësimit pasi të zgjedhurit ishin intelektualët më të zëshëm të kohës.

Lexo më shumë  Mirditë, në Kodër Rrëshen zjarri jashtë kontrollit, evakuohen banorët!

Veç njësive dokumentare origjinale që lidhen me këtë legjislaturë dhe ato në vijim, në Bibliotekën e Arkivit Qendror Shtetëror mund të gjenden botimet me fjalimet e deputetëve që folën në këtë seancë të parë historike që themeloi parlamentarizmin në Shqipëri.

Godina në të cilën u mblodh parlamenti, në vitet 1928-1939 u bë “Pallati Mbretëror” dhe sot është selia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *