Opinion/Aktualitet

Gjithçka që duhet të dini për kompanitë offshore dhe parajsat fiskale

Të paktën 800 miliardë dollarë të ardhura mungojnë çdo vit në arkat e shteteve në mbarë botën për shkak të fenomenit offshore.

Por si funksionon praktika e parasë sekrete offshore dhe kompanitë guaska?

Çfarë janë parajsat fiskale dhe ku ndodhen?

Parajsat fiskale ose qendrat financiare offshore janë shtete ose vende me taksa shumë të ulëta ose pa taksa për korporatat, gjë që lejon të huajt të hapin lehtësisht biznese atje. Ato zakonisht nuk zbulojnë për publikun të dhënat e kompanive dhe pronarëve. Parajsat fiskale janë të shpërndara në të gjithë botën, si për shembull British Virgin Islands, Singapori, Bermuda, Ishujt Kajman, Malta, Luksemburgu, Panama, Holanda etj.

Përfitimet:

  • Krijohen lehtë
  • Ligjet fshehin pronarët pas tyre
  • Ka pak ose aspak taksa

Çfarë janë kompanitë guaskë?

Janë kompani të ligjshme të krijuara në një parajsë fiskale që ekzistojnë zakonisht vetëm në letra, nuk kanë punonjës me kohë të plotë dhe as zyra. Një zyrë e vetme në Ishujt Kajman për shembull shërben si adresë e rreth 19 mijë kompanive guaskë. Pronarët e këtyre kompanive nuk zbulohen në dokumente, ata paguajnë një shumë për zyrtarë vendas që shërbejnë si llogaritarë, avokatë dhe drejtorë pa zbuluar pronarin e vërtetë, shpjegon Koncorsiumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë.

Lexo më shumë  Kush është me Serbinë?

Për çfarë përdoren ato?

Për qëllime të ligjshme dhe të paligjshme. Kompanitë guaskë mund të zotërojnë para, shtëpi luksi, pronë intelektuale, biznese dhe asete të tjera. Ato luajnë gjithashtu një rol jetësor në lehtësimin e qarkullimit të parave të pista në gjithë botën.

A është e paligjshme?

Të jesh pronar i një kompanie offshore nuk është e paligjshme, por përdorimi i një rrjeti të ndërlikuar kompanish sekrete për të lëvizur paratë dhe asetet është mënyra ideale për të fshehur përfitimet e aktiviteteve kriminale. Kompanitë përdorin shpesh vakumet ligjore, gjë që shihet si jo etike por nuk shkon kundër ligjit. Ka dhe arsye të ligjshme për përdorimin e offshore si për shembull mbrojtja nga sulmet kriminale ose ruajtja nga qeveritë e paqëndrueshme.

Kush i përdor parajsat fiskale?

Biznesmenët, politikanët, të famshmit, trafikantët e drogës apo armeve, mafiozët, të korruptuarit – një larmi njerëzish përdorin kompanitë guaskë për të fshehur identitetet dhe aktivitetet e tyre. Megjithatë ajo që ngre pikëpyetje për këta persona është mënyra e sigurimit të parave. Bizneset nga ana tjetër i përdorin shpesh herë parajsat fiskale për të shmangur taksat apo për të fshehur përfitimet.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

A mund ta zbulojë shteti pronarin e një kompanie offshore?

Shumë qeveri, përfshirë SHBA kanë arritur të depërtojnë në sekretet e kompanive offshore dhe mund të sigurojnë informacione për llogaritë bankare të shtetasve të tyre. Megjithatë vendet në zhvillim bëjnë kërkesa individuale ndaj zyrtarëve në parajsat fiskale, të cilët në shumicën e rasteve refuzojnë të bëjnë publikë regjistrat e kompanive.

Sa para fshihet në offshore?

Sipas ICIJ në parajsa fiskale mund të fshihen 5.6 trilionë dollarë deri në 32 trilionë dollarë.

Rrjedhja e informacionit nga parajsat fiskale, Pandora Papers përfshinte 6.4 milionë dokumente, rreth tre milionë imazhe dhe më shumë se një milionë emaile, e rreth gjysmë milioni tabela bilancesh.

Të dhënat ekspozuan sesi më të pushtetshmit në shkallë globale – përfshirë më shumë se 330 politikanë nga 90 vende – përdorin kompanitë offshore për të fshehur pasurinë e tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *