Bota

Zelensky: Ukraina do të lirojë të burgosurit rusë në këmbim të kalimit të sigurt të civilëve nga Mariupoli

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur këtë pasdite pasi u takua me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ai konfirmoi se është i përgatitur të lirojë të burgosurit rusë të luftës në këmbim të kalimit të sigurt të civilëve dhe trupave ukrainase nga Mariupoli.

Mësohet se rreth 100 mijë persona kanë mbetur në qytetin jugor të rrethuar prej forcave ruse, raporton skynews.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Ai shtoi se situata në qytet po përkeqësohet ndërsa lufta po vazhdon, me qindra të plagosur pa qasje në kujdesin mjekësor.

Presidenti ukrainas vazhdoi të pretendojë se Kievi nuk ka parë apo dëgjuar për një dokument të supozuar që Kremlini thotë se i ka dërguar Ukrainës në lidhje me bisedimet e paqes.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Moska po priste një përgjigje pasi i kishte dorëzuar një dokument palës ukrainase. 

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *