Lajme

Parlamenti Evropian: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. Të liberalizohen vizat

Parlamenti Evropian ka përsëritur thirrjen për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe, në anën tjetër, edhe për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të dyja këto vende të avancojnë drejt Bashkimit Evropian.

Këto thirrje janë përfshirë në tekstet e drafteve të raporteve për Kosovën dhe për Serbinë, të cilat i ka siguruar Radio Evropa e Lirë.

Në raport përsëritet se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave që në vitin 2018, por akoma nuk është miratuar vendimi për liberalizim vizash.

Ndërkaq, i bëhet thirrje Këshillit të BE-së që urgjentisht të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në këtë raport thuhet se janë në dijeni për qëllimin e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në BE.

Kosova ka shënuar përparim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përshëndetet edhe përkushtimi për avancimin e reformave në kuadër të Agjendës së reformave evropiane, thuhet në këtë raport. Si dëshmi për këtë përmendet edhe fakti se Kosova ka avancuar për 17 pozita në indeksin e perceptimit të korrupsionit të organizatës Transparency International.

Gjithashtu, përmendet fakti se në Kosovë ekziston një mbështetje e madhe për integrim në BE gjatë vitit 2022.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Por, nënvizojmë faktin se nuk ekziston një procedurë e shpejtë dhe se normalizimi i raporteve me Serbinë është i domosdoshëm për avancimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane”, thuhet në tekstin e draftit të raportit, për të cilin do të diskutohet të enjten në seancën e Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.

Edhe kësaj radhe përsëritet thirrja për 5 vendet e BE-së për ta njohur Kosovën.

“Shprehim keqardhje për faktin se 5 vende anëtare të BE-së akoma nuk e kanë njohur Kosovën dhe përsërisim thirrjen që ta bëjnë një gjë tillë”, thuhet në këtë tekst.

Përmes këtij raporti, Parlamenti Evropian shpreh mbështetjen e plotë për paralajmërimin e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në të njëjtën kohë u është bashkuar të gjitha qëndrimeve të BE-së në lidhje me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, ka shpallur sanksione dhe me një Rezolutë të veçantë në Kuvend e ka dënuar këtë agresion.

Në tekst kritika Kosovës i janë drejtuar për gjendjen në Gjyqësor. Është shprehur shqetësim për shkak se Gjyqësori vazhdon të jetë joefikas dhe i ndjeshëm nga ndërhyrjet politike. Në këtë drejtim është përshëndetur propozimi për reformën e Prokurorisë dhe është kërkuar që të merret parasysh mendimi i Komisionit të Venecias.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Parlamenti është në dijeni dhe për planin e Qeverisë për vetting të gjykatësve dhe prokurorëve dhe nënvizon se kjo duhet të mbetet vetëm si mundësi e fundit dhe të mos injorohen qëndrimet e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Është përshëndetur edhe përpjekja për depolitizimin dhe profesionalizimin e shërbyesve civilë.

Nga Qeveria e Kosovës është kërkuar që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. “Jemi të shqetësuar se autoritetet akoma nuk e kanë zbatuar këtë vendim dhe në këtë mënyrë dëmton përkushtimin e Qeverisë për të forcuar sundimin e ligjit dhe respektin për pavarësinë e gjyqësorit”, thuhet në tekst.

Parlamenti, sipas draftit të këtij raporti, shpreh keqardhje për suksesin e kufizuar të nismave për të përfshirë komunitetin serb të Kosovës në strukturat politike, sociale dhe ekonomike. Ndërkaq, rikujton se institucionalizimi dhe mësimi i gjuhëve zyrtare në Kosovë dhe qasja e barabartë në shërbime dhe informacione në gjuhët zyrtare, është esenciale.

Duke rikujtuar rolin e mediave si shtyllë të demokracisë, bëhet ftesë për mbrojtje të gazetarëve nga presionet politike dhe thuhet se gjuha fyese ndaj gazetarëve është e papranueshme. REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *