Bota

Netflix paralajmëron përdoruesit e saj: Do ndalohet shpërndarja e fjalëkalimeve

Një rënie e papritur e numrit të abonentëve ka bërë që platforma Netflix të konsiderojë ndryshimet në shërbimin që ofron: Reduktimin e ndarjes së fjalëkalimeve dhe krijimi i një abonimi me kosto të ulët të mbështetur nga reklamat. Ndryshimet që pritet të ndodhin së shpejti janë krijuar për të ndihmuar kompaninë Netflix të rifitojë vrullin që ka humbur gjatë vitit të kaluar. Platforma Netflix fitoi shumë abonentë në kohën sa shtetet kishin vendosur masa bllokimi për shkak të pandemisë së COVID-19.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

Baza e klientëve të Netflix ra për 200,000 abonentë gjatë tremujorit janar-mars, tkurrja e parë që është evidentuar që kur shërbimi i transmetimit u bë i disponueshëm në pjesën më të madhe të botës jashtë Kinës gjashtë vjet më parë. Rënia erdhi pjesërisht nga vendimi i Netflix-it për t’u tërhequr nga Rusia në shenjë proteste kundër luftës që po zhvillohet në Ukrainë. Kjo rezultoi në humbjen e 700,000 abonentëve. Netflix parashikoi një humbje prej dy milionë abonentësh të tjerë në tremujorin aktual prill-qershor.

Lexo më shumë  Pistorius e hodhi poshtë kandidaturën – Scholz do të rikandidojë për kancelar të Gjermanisë

Aktualisht një abonent i Netflix mund të ndajë fjalëkalimin e tij me persona të tjere të cilët mund të shikojnë përmbajtjen që ofron kjo platformë falas.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *