Bota

Raste të pashpjegueshme të hepatitit te fëmijët në Evropë, SHBA dhe Britani

Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se janë duke hetuar raste të pashpjegueshme të hepatitit te fëmijët në katër vende evropiane dhe në SHBA.

Rastet e hepatitit, ose inflamacionit të mëlçisë janë raportuar në Danimarkë, Irlandë, Holandë, Spanjë dhe SHBA.

Javën e kaluar, autoritetet shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar thanë se kanë gjetur raste të shumta të infeksionit te fëmijët.

Ende nuk dihet shkaktari i infeksionit.

Qendra Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve, nuk ka specifikuar se sa raste janë gjetur në katër vendet evropiane.

Por Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka thënë se së paku pesë janë identifikuar në Irlandë dhe tre në Spanjë. Gjithashtu ka shtuar se raste të ngjashme mund të dalin ditëve në vazhdim.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Hetimet për infektimet janë duke vazhduar në të gjitha vendet ku janë gjetur rastet.

Në SHBA, departamenti i shëndetit publik të Alabamas ka thënë se nëntë raste janë gjetur te fëmijët nga 1-6 vjeç, dy prej të cilëve kanë pasur nevojë për transplant, shkruan BBC.

Hetimet për rastet e njëjta në vend janë duke u bërë.

Britania e Madhe është vendi ku është raportuar numri më i lartë i rasteve, totali prej 74.

Javën e kaluar, Agjencia e Sigurimit Shëndetësor të Britanisë tha se viruset e zakonshme që shkaktojnë hepatitin nuk janë gjetur në rastet e hetuara në Britani. Si rezultat, hetuesit janë duke shikuar mundësi të tjera.

Çfarë është hepatiti?

Është një term i gjerë që përdoret për të përshkruar inflamacionin e mëlçisë.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Zakonisht rezultat i një infeksioni viral, mund të shkaktohet edhe nga ekspozimi ndaj kimikateve, pirja e tepërt e alkoolit, drogave dhe çrregullime gjenetike.

Ekzistojnë pesë lloje kryesore të hepatitit të shkaktuar nga viruse specifike të njohura si A, B, C, D dhe E, por asnjëra prej tyre nuk duket të ketë shkaktuar inflamacionin e mëlçisë te rastet e fëmijëve të cilat janë hetuar deri tani.

Disa lloje të hepatitit mund të kalojnë pa ndonjë problem serioz derisa të tjerët mund të kenë pasoja të gjata dhe të rënda.

Autoritetet e shëndetit në Britaninë e Madhe kanë thënë se prindërit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave te fëmijët e tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *