Bota

Struktura e refugjatëve në Serbi, dominojnë ata nga shtetet që nuk e njohin Kosovën

Në Serbi ekziston një kulturë krejt ndryshe e refugjatëve nga ato të shteteve tjera të Evropës. Dominojnë refugjatët nga Burundi e Kuba, shtete që nuk e njohin Kosovën, raporton gazeta sllovene “Delo” të mërkurën.

Derisa gjithë bota po mendon se si të kujdeset për refugjatët nga Ukraina, në Serbi ka gjithmonë e më tepër refugjatë nga Kuba e Burundi, që po kërkojnë jetë më të mirë.

Lexo më shumë  Zelensky publikoi video të sulmit 1500 km në thellësi të Rusisë: Kjo është një fazë e re e luftës

Për qytetarët nga Kuba, një shtet që nuk e njeh Kosovën, hyrja në Serbi është pa viza që nga viti 1966.

Për qytetarët e Burundit kjo është mundësuar që nga viti 2018, pasi Burundi ka tërhequr njohjen e Kosovën.

Burundi kishte njohur pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit 2012. Në Ministrinë e Jashtme të Kosovës ende figuron në listën e shteteve që e kanë njohur Kosovën.

Lexo më shumë  Izraeli kap pranë Kretës flotën e drejtuar për në Gazë dhe arreston 175 aktivistë

Siç raporton gazeta sllovene “Delo”, në Serbi aktualisht ka qindra qytetarë nga Burundi. Ata kanë ikur nga vendet e tyre për një jetë më të mirë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *