Sport

VIDEO/ Tifozeria e Liverpool këndoi “You never walk Alone” për fëmijën e humbur të CR7, reagon motra e sulmuesit

Cristiano Ronaldo nuk ishte ditën e djeshme në fushën e lojës për të ndihmuar ekipin e tij ndaj Liverpoolit. Por tifozeria e Liverpoolit bëri një veprim që i ka emocionuar të gjithë personat që e kanë parë atë moment.

Familja e Cristiano Ronaldos falënderoi tifozët e Liverpool për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme për sulmuesin e Man United dhe partneren e tij pas vdekjes tragjike të djalit të tyre të vogël.

Mbështetësit e “Anfield” kënduan ‘You’ll Never Walk Alone’ në minutën e shtatë të ndeshjes së mbrëmshme të ligës midis dy skuadrave dhe iu bashkuan tifozëve të rivalëve të tyre në një duartrokitje minutëshe të respektuar.

Motra e Cristianos me bazë në Madeira, Elma, tregoi emocionet e saj gjatë natës duke publikuar pamjet e gjestit në rrjetet e saj sociale dhe duke shkruar: ‘Faleminderit për këtë Liverpool. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëtë sot.’

Motrat dhe mamaja e tyre Dolores Aveiro gjithashtu treguan se po vendosin besimin e tyre te Zoti për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë humbjen tragjike që ka prekur familjen.

Dolores, duke cituar një varg të mirënjohur nga Bibla, i cili ka ndihmuar shumë njerëz në kohë të vështira, shkroi në Instagramin e saj në portugalisht: “Beso te Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në kuptueshmërinë tënde”.

“Në gjithë rrugën tuaj pranoje Atë dhe Ai do të drejtojë shtigjet tuaja.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *