Bota

Gazetari që po mbulon luftën i bën thirrje Ukrainës ta njohë Kosovën

Gazetari i lindur në Gjermani, e me prejardhje ruse, Sergej Sumlenny, i ka bërë thirrje Ukrainës ta njohë Kosovën. Në një postim në Twitter, duke etiketuar kryeministrin dhe presidentin ukrainas, Sumlenny ka thënë se të dyja shtetet kanë të përbashkët luftën kundër imperializmit rus.

“Të dyja ju meritoni të jeni pjesë e Evropës së lirë dhe të vërtetë. Ju të dyja i vlerësoni lirinë dhe pavarësinë. Njiheni Kosovën! Ata luftojnë të njëjtën betejë, sikur ju!” ka shkruar ai në Twitter duke iu drejtuar krerëve ukrainas.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Sumlenny ka qenë bashkëpunëtor i disa mediumeve gjermane. Ai ka lindur në Gjermani, ndërsa ka doktoruar në shkenca politike në Akademinë e Shkencave në Rusi. Në rrjetet sociale ai ka fituar shumë ndjekës që kur ka nisur lufta në Ukrainë, me postimet e tij të vazhdueshme. Në Twitter numëron mbi 106 mijë ndjekës.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Kosova në vazhdimësi është solidarizuar me Ukrainën, qëkur Rusia nisi pushtimin në fund të muajit shkurt. Qeveria ka ndarë produkte bazike në vlerë prej 100 mijë eurosh për Ukrainën, ndërsa është zotuar për t’i pritur 5000 refugjatë si dhe 20 gazetarë ukrainas.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *