Lajme

“Disa portale në Shqipëri sponsorizohen nga shërbime sekrete ruse”, Karamuço bën deklaratën e fortë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka folur sot lidhur me terroristin rus Vladislav Poznajkov, i cili ka hyrë në Shqipëri në datën 4 shkurt. Ai madje i është shpallur në kërkim nga autoritetet në Malin e Zi.

Ndër të tjera, bashkangjitur kësaj çështje, Karamuço bëri dhe një deklaratë të fortë, duke u shprehur se disa media dhe portale në Shqipëri sponsorizohen nga shërbime sekrete ruse dhe këtë e ka vërtetuar një raport nga qendra e NATO-s.

Lexo më shumë  Zulfaj: Lëvizja Vetëvendosje e respektoi Kushtetutën në plotni

“Disa media dhe portale në Shqipëri janë vënë në një raport nga ana e qendrës së NATO-s në Gjermani. Edhe është përmendur herë pas here që disa portale sponsorizohen nga shërbime sekrete ruse. Patjetër, është përmendur në një raport kjo”, tha eksperti.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në Leposaviq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *