Renditja e UEFA-s/ Kampionati në Kosovë kalon Superioren, Premier Liga e para në botë (Renditja e plotë)
Përditësimi i fundit i UEFA-s në lidhje me renditjen e kampionateve në Europë dhe koeficientin e tyre tregoi edhe një herë se vendi ynë ka humbur sërish terren. Aktualisht kampionati shqiptar mban pozitën e 43-të në klasifikimin e përgjithshëm të 55 shteteve.
Në 20 vitet e fundit futbolli shqiptar ka pasur uljet dhe ngritjet e tij. Përkatësisht, në sezonin 2001-2002 Shqipëria renditej në vendin e 37-të nga 51 shtete anëtare në UEFA, ndërsa pas dy dekadave dhe shtimit të 5 shteteve, Shqipëria mban pozitën e 43-të.
Ndërkohë që vendi më i mirë që ka zënë kampionati shqiptar në vitet e fundit ka qenë sezoni 2017-2018, në pozitën e 34-t dhe vit pas viti ka pasur vetëm rënie.
Aktualisht Superiorja përfaqësohet me katër ekipe në arenën europiane, tre kalojnë nga kampionati dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë.
KOSOVA
Klubet kosovare kanë bërë hapa gjigantë përpara në pak vite të tyre në pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.
Fitoret dhe kalimi i turit prej disa prej këtyre klubeve i kanë bërë të mundur Kosovës që të sigurojë një rritje drastike në renditjen ndërkombëtare në pak vite e kështu pak nga pak të shtojë numrin e skuadrave pjesëmarrëse.
Në përditësimin e fundit të UEFA-s kampionati kosovar renditet në vendin e 39-të, ndërsa ai shqiptar ka kaluar në vendin e 43-të, katër pozita më poshtë.
TOP 10
Sa i përket renditjes së përgjithshme të koeficientit të kampionateve të secilit shtet, është Premier Liga angleze ajo që mban kryesimin në sezonin 2021-2022.
Ajo ndiqet nga La Liga në Spanjë, që ka një diferencë prej 20 mijë pikësh me vendin e tretë që është Seria A italiane. Ndërkohë, ecuri të mirë kanë edhe ekipet gjermane, që e rendisin Bundesligën në pozitën e katërt me një diferencë shumë të vogël me Serinë A.
Të katërta këto kampionate kanë të drejtën e përfaqësimit në Europë me 7 ekipe. Renditja vijon me kampionatin francez, atë portugez dhe holandez.
Vendi i tetë i takon Bundesligës austriake dhe klasifikimin e dhjetë të parave e mbyll Skocia me Rusinë.
RENDITJA:
Rruga Press