BotaKryesore

Miliarderi rus kundër Putinit: Vendi është zhytur në m**, nepotizëm dhe servilizëm

Biznesmeni rus Oleg Tinkov, është shprehur se është kundër luftës që po ndodh në Ukrainë, që nisi më 24 shkurt.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Oleg e ka quajtur luftën çmenduri, ndërsa kërkon nga Perëndimi që të ndalojë këtë masakër në Ukrainë, pasi po vdesin njerëz dhe ushtarë të pafajshëm.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

 “Unë nuk shoh asnjë përfitues të kësaj lufte të çmendur! Njerëz dhe ushtarë të pafajshëm po vdesin. Si mund të jetë e mirë ushtria, nëse gjithçka tjetër në vend është mut dhe e zhytur në nepotizëm dhe servilizëm?”, shkruan miliarderi rus.

Duke iu referuar simbolit “Z” që është bërë shenjë e mbështetjes për pushtimin rus të Ukrainës, Tinkov tha:

“Sigurisht që ka budallenj që vizatojnë Z, por budallenj në çdo vend janë 10%. 90% e rusëve janë KUNDËR kësaj lufte!”  “Ju lutem jini më racional dhe humanitar. Ju LUTEM NDALONI MASKARADËN E Putinit.”

Rruga Press

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *