Sport

Në Rusi ndërpresin transmetimin e ndeshjes së Bayern Munich për shkak të tre fjalëve për luftën të shfaqura në ekran

Televizioni rus MatchTV ndërpreu transmetimin e ndeshjes të së dielës mes Arminia Bielefeld dhe Bayern Munich (0-3) pasi në ekran u shfaq një mesazh që bënte thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Shikuesit në Rusi para pushimit kanë mundur të shohin vetëm golin e parë të bavarezëve, që ka qenë autogol dhe pas gjysmë ore të lojës, në reklama u shfaqën fjalët “Stop Luftës, Putin”, gjë që përfundoi transmetimin e ndeshjes.

Në fund sigurisht që Bayern Munich festoi me golat e Laursen (autogol) të Serge Gnabry dhe Jamal Musiala.

Meqë ra fjala, për bavarezët kjo ishte fitorja e 23-të këtë sezon dhe tani kanë 72 pikë, nëntë më shumë se Borussia Dortmund, e cila është në vendin e dytë.

Këto dy klube do të luajnë një duel në xhiron e radhës dhe do të luhet të shtunën më 23 prill me fillim nga ora 18:30.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *